Categories Lajme

Deti me Greqinë, Meta kritika Ramës: S’ka pasur transparencë dhe as bashkëpunim serioz

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Sarandës ka komentuar çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai tha se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen sipas normave të diktuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.

“Nuk kam asnjë arsye të veçante përse të bëj komente të e veçanta nga Saranda, por ju e dini se ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetueses të kërkuar nga opozita e asaj kohe dhe kryetari i asaj kohë, që sot është dhe kryeministër z. Rama dhe unë kam qenë gjithmonë për zgjidhjen kushtetuese, për zgjidhje sipas normave ndërkombëtare”, tha ai.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se sa i takon çështjes së detit, ndërsa tha se nuk ka treguar transparencë dhe bashkëpunim serioz.

“Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform kushtetutës, por për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur transparencë dhe as bashkëpunim serioz, siç e meriton një çështje kaq e madhe. Kjo është një çështje që zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe duhet zgjidhur në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe t’i shërbejë miqësisë mes të dyja vendeve”, shtoi Meta. Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar mes tyre që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për të zgjidhur pretendimet mbi kufirin detar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME