Categories Lajme

Deutsche Welle: Kërkohet dorëheqja e Bashës

Pas humbjes në zgjedhje parlametare për të tretën herë radhazi, kërkohet dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë ka filluar faza e dytë e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Partia Socialiste (PS) ka fituar zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill.

Të mërkurën, (28.04) filloi faza e dytë e procesit të numërimit të votave ajo për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) PS ka fituar 49 përqind të votave, që përkthehet në 74 mandate deputetësh në Parlamentin prej 140 vendesh. Kundërshtarja e saj, Partia Demokratike, (PD) ka fituar 39 përqind, që përkthehet në 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 4 mandate dhe Partia Social-Demokrate, (PSD) 3 mandate.

Partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament. Fitorja e PS, me mbi 50 përqind të 140 vendeve në Parlamentin e ri i jep asaj mandatin e tretë qeverisës rradhazi për të qeverisur e vetme, pa qënë e detyruar të bëjë aleancë me 3 forcat e tjera politike që do të përfaqësohen në Parlament. Përkrahës të Partisë Socialiste festojnë fitoren duke shkelur kufizimet e pandemisë.

Në festimin e fitores në sheshin Skëndërbej, në mbrëmjen e të martës, (27.04,) me mijëra mbështetës të PS, që thyen masat kufizuese të pandemisë, kryetari i PS dhe kryeministri Rama, e cilësoi mandatin e tretë qeverisës “mandat të megaprojektit kombëtar”. “Shqipëria e kësaj dekade, synon të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm dhe agro-turizëm.

Me 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti që Shqipëria mund t’i hapë në 5-6 vitet e ardhshme,” tha ai duke nënkuptuar aeroportet dhe portet e reja dhe ftoi PD të bashkëpunojë për të realizuar këtë megaprojekct kombëtar. Kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës Humbja e zgjedhjeve është e treta herë rradhazi për PD, partinë më të madhe në opozitë. Kryetari i saj, Lulzim Basha pranoi mbrëmë humbjen dhe deklaroi se “do të vazhdojë luftën për demokracinë”. Ai akuzoi socialistët për manipulim të procesit zgjedhor.

Burime zyrtare nga KQZ bëjnë me dije se Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ të vërë në dispozicion të PD, teknologjinë e nxjerrjes së rezultateve në procesin e numërimit të votave dhe ka vënë në dukje “parregullsitë serioze në fazën e numërimit” të konstatuara nga vëzhguesit e PD. Në PD, mbrëmë,(27.04) dolën zërat e parë që nuk presin t’u vihen në dispozicion këto të dhëna por kërkojnë që tani dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi Bashën mbrëmë, (27.04 si “shembullin e paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson PD pak nga pak” Përmes një postimi në median sociale, Nishani kërkoi që “Basha të marrë përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh dhe ta lërë të lirë PD për t’u ringritur.”

Edhe anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, kërkoi gjithashtu dorëheqjen e Bashës. Në një postim në median sociale, ai theksoi që “PD nuk ka kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!”, dhe vuri kandidaturën në garën për kryetarin e ri të PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME