Categories Lajme

Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna e adoleshentit: Ka tentuar të abuzojë

Një 45-vjeçar nga fshati Kuç i Devollit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga fshati Poloskë.  Dyshohet se ai e ka marrë djalin e mitur në periferi të fshatit dhe e ka ngacmuar seksualisht, por fatmirësisht i mituri ka mundur të largohet. Vetë djali dhe nëna e tij kanë dhënë detaje për ngjarjen.

“Nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. Tre herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lekë, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët, s’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak te bari. Tentoi të më hiqte tutat”, rrëfen i tronditur 15-vjeçari.

Nëna e 15-vjeçarit kërkon drejtësi dhe shprehet se djali i saj është tejet i tronditur nga ngjarja.

“Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 18:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur. Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil pak jashtë.

E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ia ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap. Ai e ka ndjekur 10 metër dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person. I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do t’i japin lekë e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do t’i jepte lek dhe unë s’po ia vija veshin se isha e lodhur nga puna. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim s’dua të përdorë ai kriminel”, rrëfen nëna e të miturit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME