Categories Kuriozitete

Dezinfektuesit e duarve, sa na mbrojnë nga koronavirusi? Disa këshilla

Ajo çfarë është trumbetuar shpesh gjatë ditëve të fundit, lidhet me rritjen e higjienës personale, kjo si masë parandaluese për prekjen nga viruset.

Gjatë shpërthimeve të mëparshme të koronaviruseve, transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të pështymës, kontaktit të drejtpërdrejtë njerëzor, apo kontaktit indirekt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon disa këshilla për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes.

Ja disa këshilla:

-Lani shpesh dhe mirë duart me ujë dhe sapun

-Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara

-Shmangni përqafimet dhe puthjet në përshëndetjet e zakonshme

-Mbuloni hundën dhe gojën kur teshtini apo kolliteni

-Shamitë pas përdorimit hidhini në vende të caktuara

-Ajrosni shpesh shtëpinë

-Nëse ju shfaqen shenja të gripit, qëndroni në shtëpi larg shkollës

-Nëse shenjat e gripit përkeqësohen, kontaktoni mjekun

Me frikën e përhapjes së koronavirusit, dezinfektuesit e duarve dhe letrat e lagura me efekte antibakteriale, mbeten ndër produktet më të kërkuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të përdorini dezinfektues duarsh për shkak se Covid-19 ka një ngjashmëri 80% me virusin SARS, ku dezinfektuesit patën efekt.

Pra, ka prova se dezinfektuesit vrasin koronavirusin, megjithëse jo domosdoshmërisht Covid-19. Për aq kohë sa ka karakteristika të ngjashme me të tjerë virusë, është mirë që ti përdorni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME