Categories Lajme

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe bashkëshortit

Gjykata e Apelit vendosi detyrim paraqitje për çiftin Agustin dhe Valbona Prenga, të cilët u arrestuan mbasi dhanë dëshmi të rreme në gjykatën e Lezhës mbi dy vrasje të ndodhura  29 vite më parë.

Dëshmitarët ishin thirrur për të treguar se çfarë kishte ndodhur gjatë vrasjes në  1997 të Ardian dhe Majlinda Gjergji, kjo e fundit motra e Valbona Prengës.

Të dy ata konsiderohen dëshmitarë okularë mbasi janë shprehur se panë Gjovalin Lesin duke qëlluar me armë zjarri ndaj dy shtetasve.

Por ndryshe nga çfarë kishin rrëfyer në atë kohë, në gjykatën lokale të dy bashkëshortët këmbëngulën se nuk kishin qenë prezentë në ngjarje dhe nuk dinin gjë.

Sipas të dhënave gjyqësore i akuzuari Gjovalin Lesi, i dënuar në mungesë me burg të përjetshëm iu dorëzua Shqipërisë vitin e kaluar, dhe për këtë shkak vendimi po rishikohet.

Ai akuzohet se gjatë një konflikti vrau me armë zjarri motrën dhe kunatin. Bashkëshortët Prenga të dyshuar për dëshmi të rreme, kishin marrë masë ndalimi për të dalë jashtë vendit nga gjykata lokale, por ata kërkuan të vendosej garanci pasurore mbasi  jetojnë në Greqi  dhe gruaja mbahej nën trajtim mjekësor në këtë shtet

Gjykata nuk ka marre parasysh vetëm rrethanat shëndetësore, por edhe te tjera.

Si argument gjykata pranon lehtësimin e masës për faktin se çiftit nuk duhet ti cenohet jetesa normale në shtetin grek përsa kohë vepra për të cilën po hetohen nuk është e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK jep detaje të operacionit kundër Call Center që mashtronte me kriptomonedhat

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik përmes Call Center-ëve, duke arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, s’pranohet pajtimi! Dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS!

Deri më sot, Urdhri i Mbrojtjes për shumë gra në Shqipëri ka qenë thjesht një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

Komuniteti lokal i Makrynias në Aitoloakarnania të Greqisë është tronditur pas vrasjes së kryetarit 51-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthyen dy apartamente në ‘fole’ prostitucioni në Durrës, prangoset organizatorja nga Armenia (VIDEO)

Goditet një rast prostitucioni. Gjatë një operacioni në Durrës janë zbuluar dy apartamente me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 42-vjeçari në Fier që dyshohet se tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara

Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi magazinonte ilaçe të ndryshme pa faturë tatimore dhe…

LEXO ME SHUME