Categories Lajme

Pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, s’pranohet pajtimi! Dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS!

Deri më sot, Urdhri i Mbrojtjes për shumë gra në Shqipëri ka qenë thjesht një letër pa vlerë, që nuk e ndalonte dot dhunuesin të kthehej në shtëpi. Por, ndryshimet e reja ligjore që kanë mbërritur në Kuvend synojnë të vendosin një “polic digjital” mbi kokën e dhunuesit dhe të ndalojnë me ligj atë që quhet “pajtimi për hatër të fëmijëve”.

Për rastet e rrezikut të lartë, dhunuesi do të mbajë në këmbë një GPS (pajisje monitorimi elektronike). Ky pajisje do të njoftojë policinë menjëherë nëse ai guxon të thyejë distancën e lejuar me viktimën. Një nga ndryshimet më radikale është ndalimi i pajtimit. Shpesh gratë tërhiqen nga denoncimi prej presionit të familjes apo rrethit social. Me ligjin e ri, gjyqtari nuk mund ta mbyllë çështjen edhe nëse viktima thotë ‘u pajtuam’, por procesi do të vijojë deri në fund dhe urdhri i mbrojtjes do të jepet gjithsesi.

Dhunë nuk cilësohet më vetëm ajo fizike, por edhe shantazhi online. Nëse dikush shpërndan imazhe intime apo të përndjek në rrjete sociale, ligji urdhëron AKEP-in dhe AMA-n të fshijnë apo bllokojnë gjithçka brenda 12 orëve. Nëse platformat apo individët hezitojnë, gjobat janë të kripura: deri në 500 mijë lekë për çdo ditë vonesë.

Edhe zyra nuk do të jetë më një zonë e pasigurt. Punëdhënësit duhet të ngrenë mekanizma për të mbajtur punonjësit. Nëse një shef apo koleg ju ngacmon apo dhunon, kompania ka vetëm 5 ditë kohë të veprojë. Në të kundërt, punëdhënësi rrezikon gjoba të rënda, që shkojnë deri në 50-fishin e pagës minimale.

Ligji i ri vjen si nevojë e procesit integrues që synon ta zgjerojë hartën e mbrojtjes nga dhuna, jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri, duke përfshirë dhe format e reja të dhunës, që shumëfishohen me ndihmën e teknologjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME