Categories Lajme

Dha dorëheqjen nga posti i sekretares, REAGON Elena Pici: Kam patur besimin e Ramës…

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme Elena Pici, ka reaguar pas njoftimit se ka dhënë dorëheqje.

Në një postim në Facebook, Pici sqaron se ka kryer me përgjegjshmëri dhe integritet detyrën e saj,  duke shtuar sde ka patur besimin e kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit Bledi Çuçi.

Më tej ajo thotë se dorëheqja ishte një vendim personal dhe nuk përkon me asnjë ngjarje tjetër, siç janë ndërtimet pa leje, sikundër u raportua në medie.

“Pavarësisht se vlerësoj që emërimet apo lirimet e Sekretarëve të Përgjithshëm nuk duhet të përbëjnë lajm, për aq kohë sa ne jemi thjesht shërbyes publik në administratë, në kushtet e një raportimi të pavërtetë që po qarkullon në media, ndiej detyrën të sqaroj për atë pjesë të opinionin publik të interesuar se:

Unë kam pasur privilegjin të kem besimin e vazhdueshëm përgjatë dy viteve të Kryeministrit dhe Ministrit në kryerjen e një detyre të rëndësishme publike, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, detyrë të cilën (përkundrejt gjithë spekulimeve mediatike, në disa raste dashakeqe në momentin e emërim tim), ndiej se e kam kryer me përgjegjshmëri të plotë, me profesionalizëm dhe integritet dhe kurdoherë e mbeshtetur nga ekipi i Ministrisë së Brendshme.

Për këdo që do të besojë faktet dhe jo thashethemet, vendimmarrja për zhvillimin tim të karrierës në sektorë të tjerë është krejtësisht një vendim personal dhe nuk përkon me asnjë ngjarje apo çështje tjetër sikundër është raportuar në disa media. Çdo spekulim dhe insinuatë që ngrihet, mund t’i shërbejë interesave të të tjerëve, por kurrsesi jo të vërtetës!Faleminderit!E.”, shkruan Elena Pici.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME