Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi kanë vizituar sot Thumanën për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e ndërtesave të reja. Në qytetin e rrënuar nga tërmeti po vijon puna për ndërtimin e banesave të qytetarëve që mbetën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit të 26 nëntorit.
7 milionë euro thotë imami Naçi se janë mbledhur nga donacionet dhe paratë do të shkojnë për njerëzit në nevojë. Nëse ka më shumë nevojë se 7 milionë euro, ai i kërkon kryeministrit që pjesa tjetër të mbulohet nga buxheti i shtetit.Rama: Ka fillu goditja e vareve nga brenda. Në zyrën që do hapet këtu të ketë njerëz të bashkisë të kontrollojnë.
