Categories Lajme

Dhi.mbje pa fund për këtë grua/ Është me ka.ncer dhe djali i vd.iq nga varfëria, vajza i thotë: Kush do më japë bukë

Historia e saj e transmetuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” tronditi opinionin publik dhe u shpërnda rrufeshëm nëpër rrjetet sociale nga dhjetëra portale të premten e kaluar. Gruaja nga Fieri me tumor është vizituar në spital. Tashmë ajo është në pritje të përgjigjeve të analizave. Por situata është e vështirë, pasi ajo nuk ka pasur një ndjekje te rregullt shëndetësore.

“Po bëj 12 vit me vuajtje. Më shumë pa bukë, se me bukë. Barkun me bukë s’ia ngopa dot fëmijëve. Dua që të paktën ata të kenë një strehë”, tregon Lavdija mes lotësh.

HISTORIA E PUBLIKUAR TE PREMTEN E KALUAR NE “SHQIPTARET PER SHQIPTARET”

Historia e saj është tepër e dhimbshme, për shkak të va.rfërisë e të ftohtit ka humbur një fëmije, djalin e vetëm. “Kam tumor shkoja në Tiranë e digjja me rreze, por tani nuk kam më para nuk shkoj më. E dija që kisha tumor por nuk tregoja, më ra të fikët. Më thotë vajza nëse ikën ti mami kush do na japi bukë në? Kush do na lajë? Më pyesnin përse i pret flokët. I lutem Zotit të më lejë të rris të voglën. Kam frikë vetëm për këto. Komshinjtë më kanë mbajtur, ka qenë si një nënë për mua. Fqinja kujdesej për fëmijët. Njëra më dha 5 mijë lekë për një javë e kam shtyrë. Një natë më tha vajza për temperaturë më tha dua të ha.

Kisha 100 lekë i mora një çokollatë pastaj piu ujë me sheqer e zuri gjumi. Fëmija i parë më vdiq nga lagështira pa i bërë një vjeç. Më përpara jetoja në Patoz në gjendje të vështirë, kam 11 vjet që jetoj vetëm me qira. Në Ballsh hyjmë në borxh por na nxori pronari jashtë. Këtu kemi fjetur në tokë por këto na i ka dhënë komshija. Qëkur humba djalin nuk kthehem dot tek kjo banesë, kam kujtime të vështira, vetëm vuajtje, ruaj prej tij një palë çorape, nuk kisha as para t’i bëja një foto kujtim djalit. Kur dha shpirt më nguli thonjtë vetëm këtë shenjë kam kujtim. Unë nuk dua jetë më”, -thotë Lavdija për djalin që ka humbur.

Tre vajzat e vogla i kërkojnë bukë, ajo përveç shpirtit nuk ka çfarë t’u ofrojë më shumë. “Barkun me bukë nuk ua ngop dot por të paktën t’i strehoj vajzat e vogla. Ju lute më ndihmoni të strehoj fëmijët. Asnjë nuk dua për veten tim. Edhe tre ditë kanë qëndruar pa futur gjë në gojë. Qanin një mbrëmje për bukë. Të madhes i kishte rënë të fikët një ditë, është tmerr thashë po i lë fëmijët rrugëve. Vetëm buka mos tu mungojë, edhe bukën që u jep ua jep me kursim. Shpirti më dhemb por nuk kam çfarë të bëj më”, -shprehet ajo e përlotur. Elvisi Naçi tha në fund të emisionit se ka marrë përsipër jo vetëm shtëpinë por edhe kurimin e saj pasi Lavdija ka nevoje që të rrisë vajzat e mitura. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME