Categories Showbiz

“Dhimbje që nuk largohet kurrë”, Ori Nebijaj flet për ndarjen e papritur nga jeta të babait

Mbrëmjen e sotme në programin “E ardhmja është vajzë” në ABC, ishte e ftuar edhe moderatorja Ori Nebijaj. Ajo ndau me publikun momentin më të vështirë të jetës së saj që ishte humbja e babait.

Ndarja nga jeta e babait tim ka qenë momenti më i vështirë në jetën time. Ndodhi shumë shpejt, askush nuk e priste pasi ai ishte shume i shëndetshëm, aktiv me energji te paparë. Kuptova çfarë kanë dashur njerëzit të thonë kur kanë treguar se nga dhembja ju është shembur tavani mbi kokë, ishte vërtetë ashtu“, nisi rrëfimin e saj Ori.

Ajo tregoi se humbja e tij ishte shumë e vështirë për të, dy motrat dhe nënën. Marrëdhënia e ngushtë e aq speciale i bëri të ndaheshin jo vetëm nga babai, por nga një shok, mentor, këshillues dhe mbështetja e tyre më e madhe.

Ai ishte i veçantë, luante me ne, ishte shok, ishte baba, flisnim me të. Kujtoj gjithmonë puthjen e mëngjesit. Ishte personi që merrja të parin në telefon nëse më ndodhte diçka. Këshilla e parë që doja të dëgjoja ishte prej tij sepse asnjëherë nuk më bënte të ndihesha e detyruar të bëja diçka se ai e mendonte ashtu, me jepte mundësinë të zgjidhja vetë“. Më pas vazhdoi bisedën duke treguar se ndarja nga jeta e prindërve është një shkëputje e vërtetë zemre dhe është një dhimbje që nuk largohet kurrë. Ti mësohesh të bashkëjetosh me të.

Duke treguar kujtimet e bukura në familje dhe me babain e saj Ori dha një mesazh të fortë për nënën e saj: “Ne jemi rritur me shumë dashuri si meritë e të dy prindërve dhe dua të tregohem e drejtë me nënën time. Ngaqë babi mungon dhe unë flas gjithmonë për të, nuk dua të heq diçka nga kontributi i saj, pa nënat nuk ka familje.

Të dua shumë mam! Ashtu siç më thua çdo herë pas daljeve të mia në ekran që je krenare për mua, dua të të them që jam unë shumë krenare që të kam ty njeriun më të rëndësishëm të jetës sime. Jam e lumtur që jam rritur nga dy prindër të mrekullueshëm dhe faleminderit për mbështetjen, edukimin dhe dashurinë që na keni dhënë“. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME