Categories Lajme

Dhuna ndaj Petraq Milos nga policët malazezë përmendet në konferencën e Ramës me Abazoviç! Shqiptarit i bëhet ftesë publike

Dhuna ndaj pedagogut dhe Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milos u përmend ditën e sotme në konferencën e kryeministrit Edi Rama me Dritan Abazoviç.

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve mes dy qeverive, Rama dhe Abazoviç e përmendën ngjarjen, duke shprehur opinionet e tyre, e në fund qytetarit të dhunuar iu bë edhe një ftesë publike.

Rama u shpreh se profesori është marrë në telefon dhe i është kërkuar ndjesë, ndërsa janë marrë masat për personat në fjalë, mirëpo kjo bie ndesh me atë që ka ndodhur pasi policët janë lënë të lirë shumë shpejt.

“I ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën, janë marrë të gjitha masat për personat në fjalë dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë dhe urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin, u ndodhin edhe në ndonjë rast shqiptarëve me policinë shqiptare por këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët dhe heronjtë në potencë të rajonit tonë. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më tepër bashkëpunim rajonal e pa kufij, jo se çdo popull si çdo pyll do të shpëtojë nga derrat e vet ndonjëherë por sepse sa më shumë që hapësira të jetë e përbashkëta, aq më pak derrat do të mund të ndërhyjnë në punët e brendshme”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Abazoviç i bëri ftesë publike Petraq Milos që ta vizitojë sërish Malin e Zi. Ai u shpreh i bindur se Milo nuk kishte bërë asnjë gabim, madje shtoi se pedagogu nuk e ka prishur radhën.

“Mua më vjen keq që ka ndodhur ky incident, i kam kërkuar falje profesorit, janë ndaluar autorët, më vjen keq që ka ndodhur, kush vjen në Mal të Zi mirësëvjen! Ka të bëjë me një moment që ka qënë katastrofal, e ftoj që të vijë. I i kam kërkuar falje. Cdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa probleme. Ata njerëz do të dënohen, ligji do të zbatohet! Na vjen keq, ishte keqinterpretim, mendoj se ai nuk e ka prishur radhën, mendoj se ka dashur të vendosë rregull, në atë situatë të komplikuar. Ka qënë viktimë, e përsëris dhe një mesazh, gjithmonë nga ana e Malit të Zi, çdokush është i mirëseardhur!”

Milo po udhëtonte me familjen e tij drejt Malit të Zi, kur u përball me dhunë të shëmtuar nga Policia e kufirit, që tentoi ta nxjerrë zvarrë nga makina. Askush nga personat e pranishëm në vendngjarje nuk ndërhyri për ta ndaluar këtë akt.

Madje, masat e shtetit malazez ndaj dhunuesve erdhën të vonuara (vetëm pas publikimit të videos), megjithëse ngjarja kishte ndodhur që më 15 janar.

Prokuroria e Ulqinit u mjaftua me arrestimin e policëve Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, ndërsa askush nuk u pezullua nga detyra! Madje, as krerët e Policisë malazeze nuk dhanë dorëheqjen pas këtij dështimi të institucionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME