Categories Lajme

Dhuna në azilin e pleqve në Pejë, avokati: E moshuara ka dëmtime të tjera në trup

Më datë 2 Nëntor u publikua video e dhunës së ushtruar ndaj një gruaje të moshuar në një azil në Pejë të Kosovës.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka intervistuar avokatin e familjes së të moshuarës, z.Meshari Selimaj, i cili ka treguar një tjetër detaj tronditës.

Sipas tij, të moshuarës i janë gjetur të tjera dëmtime në trup. Bëhet fjalë për një dëmtim në shputën e sipërme të këmbës, ku ka një djegie që nuk dihet nga se është shkaktuar.

Për këtë dëmtim, familja e të moshuarës nuk ishte njoftuar nga azili “Orenda” në Pejë. Vajza e të moshuarës e konstatoi vetë dëmtimin pasi kishte marrë nga qendra e të moshuarve nënën e saj kur u publikua video e dhunës.

Avokati Meshari Selimaj: Ne si palë e dëmtuar, unë si avokat i palës së dëmtuar, në krahasim me punën që bën prokurori i shtetit, jemi në një masë të madhe palë, por se prej vazhdimisht dhe para dhënies së autorizimit e deri më sot unë e kam përcjellë këtë situatë në çdo hap dhe rrjedhën e kësaj procedure hetimore ashtu që unë i kam ndërmarrë disa veprime të cilat kanë të bëjnë përkatësisht me një lëndim në këmbën e të dëmtuarës, i cili është evidentuar më datë 4 Nëntor nga vajza e të dëmtuarës dhe familjarët e të dëmtuarës pasi ka ardhur dhe është kthyer në ambientet e saj të shtëpisë.

Spartak Koka: Pra, po flasim për prova të reja? Për plagë të reja të konstatuara në trupin e viktimës? Plagë të cilat nuk ishin evidentuar më datë 2 kur u bë publike historia?

Avokati Meshari Selimaj: Është e vërtetë kjo që thoni. Më datë 2 Nëntor e dëmtuara është marrë nga shtëpia Orenda dhe është sjellë në shtëpi në Gjakovë te vajza. Në datën 3 Nëntor, me kërkesë të organeve hetimore është dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Pejës. Gjatë atij ekzaminimi që i është bërë, kontrolleve, tek e njëjta janë vërejtur disa lëndime në shpinë dhe në duar.

Kurse, pasi janë kthyer nga spitali i Pejës dhe gjatë qëndrimit në shtëpi, me siguri gjatë kohës kur ka pasur qëllim vajza e saj për ta pastruar dhe për ta ndihmuar nënën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e kanë konstatuar një djegie e cila në pamje duket e rëndë, në shputën e këmbës së majtë të së dëmtuarës i kanë dhënë një ndihmë të vogël aty dhe të nesërmen më datë 4 e kanë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë.

Spartak Koka: Unë e kam parë atë foto dhe është realisht shumë e rëndë dhe ne duam ta respektojmë familjen Nura dhe ju si palë për të mos e publikuar. Plaga është e madhe?

Avokati Meshari Selimaj: Mund të them sa një shuplakë e dorës në pjesën e epërme të majtë të këmbës.

Spartak Koka: Është e agravuar si plagë? Është e qelbëzuar?

Avokati Meshari Selimaj: Nuk mund ta jap një konstatim të tillë, por me aq sa kam parë është një plagë e cila duket shumë keq, duket edhe e patrajtuar për shkak se sipas konstatimit të mjekut është plagë e cila është bërë disa ditë më përpara.

Spartak Koka: E patrajtuar në asnjë lloj mënyrë nga pikëpamja mjekësore me medikamente apo me ndonjë krem që mund ta shëronte?

Avokati Meshari Selimaj: Nëse nisem nga fakti se si është gjetur plaga dhe se si shtëpia Orenda nuk e ka lajmëruar vajzën e të dëmtuarës për një plagë të tillë, 4 ditë para publikimit të videos, vajza e të dëmtuarës vazhdimisht e ka telefonuar shtëpinë lidhur me kujdesin dhe për ta pyetur se si është gjendja e saj. Dhe plaga ka qenë me fasho e izoluar dhe është më datë 4 kur ka shkuar në spital është konstatuar dhe është bërë me djegie.

Spartak Koka: Kjo plagë që ju thoni se është në këmbën e majtë dhe është konstatuar nga vajza, mjekët që e kanë mjekuar këtë plagë në këmbë, çfarë kanë thënë? Nga se mund të jetë shkaktuar?

Avokati Meshari Selimaj: Deri në këtë moment shtëpia Orenda as e ka përmendur këtë plagë.

Spartak Koka: Është me dëmtim me goditje? Është djegie?

Avokati Meshari Selimaj: Në bazë të raportit mjekësor është djegie. Mbetet në vazhdim që të përcaktohet se nga se ka ardhur ajo djegie. Është djegie me ujë të ngrohtë apo me çfarëdo djegie tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME