Categories Lajme

Dhunimi i familjarëve në Librazhd, maskat nuk kursejnë as gruan shtatzënë, rrëfimi: Njëri kishte pistoletë

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga grabitja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve të “Faxweb.al”, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e familjes Gega dhe kanë dhunuar familjarët. Mësohet se pre e dhunës ka rënë e zonja e shtëpisë, Jetmira Gega, e cila është edhe shtatzënë.

Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e saj në momentin që maskat kanë mësyrë brenda. Burimet bëjnë me dije se personat e maskuar kanë dhunuar dhe i kanë prerë flokët Jetmira Gegës. Bashkëshorti i saj nuk ishte në banesë në momentin e ngjarjes, pasi punon roje në një HEC.

Jetmira Gega fillimisht ka njoftuar kryeplakun e fshatit për ngjarjen, ndërsa në banesë janë paraqitur edhe forcat e policisë.

Gega është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i është marrë edhe dëshmia.

“Ishin dy burra, ishin të gjatë mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME