Categories Lajme

Dhunohet me levë në kokë efektivi i policisë, dërgohet me urgjencë në spital

Një efektiv i policisë kufitare i identifikuar si Sokrat Muho është dhunuar me leva. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mesditën e sotme. Mësohet se efektivi është rrahur tek Ura e Lumit në momentin që ka qenë në krye të detyrës. Ai është sulmuar nga dy persona që nuk janë identifikuar ende dhe është lënë i plagosur në rrugë.

Kalimtarë të rastësishëm e kanë gjetur dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Për shkak të plagëve të marra e gjendjes së rëndë shëndetësore, Muho është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe janë fokusuar në një sherr në të cilin është përfshirë efektivi para tre ditësh. Dyshohet se Muho është konfliktuar me tre persona nga Tepelena, por shkaqet nuk janë zbardhur ende. Gjithsesi nuk dihet me siguri nëse pas dhunimit të efektivit Muho qëndrojnë personat në fjalë apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME