Categories Lajme

Dhunohet në zyrën e tij gjykatësi i Vlorës, policia arreston 3 vëllezërit (Emri)

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vëllezër, pasi akuzohen se kanë dhunuar gjykatësin e Vlorës, Arqile Basho. Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Vlorës, ndërsa shkaqet mbeten ende mister.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.

Gjykata e Apelit në Vlorë ka reaguar pas dhunimit të gjyqtarit Arqile Basho nga 3 vëllezërit, në ambientet e gjykatës. “Ne, magjistratët e juridiksionit të Apelit Vlorë, shprehim shqetësimin e thellë në lidhje me aktin e dhunshëm të palëve ndërgjyqëse ndaj gjyqtarit Arqile Basho të datës 15.07.2021, të transmetuara gjatë edicioneve informative në televizion dhe dënojmë me forcë çdo akt që cenon sigurinë e magjistratëve. Në kronikë është transmetuar gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtarit së çështjes. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm ndaj magjistratëve, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.
Shprehim mbështetjen e palëkundur ndaj gjyqtarit Arqile Basho dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa f rikën e k ërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë. Shprehim falënderimin për bashkëpunimin e ngushtë dhe reagimin e menjëhershëm të agjencive ligjzbatuese për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të akteve të tilla të d hunshme, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda. Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo d huna v erbale apo fizike ndaj magjistratit.
Sjellim në vëmendjen e opinionit publik se respektojmë rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të magjistratëve, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së magjistratit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor. Të udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, transparencës, ndershmërisë, llogaridhënies dhe besueshmërisë, shprehim angazhimin për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, i cili ka si një ndër objektivat e tij kryesorë forcimin e bazave për përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median, në çdo rast duke garantuar respektin reciprok”, shkruhet në deklaratën e Gjykatës së Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME