Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Hasit. Mësohet se ai dhunonte intensivisht gruan dhe fëmijët e tij të mitur. Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
“Komisariati i Policisë Has arrestoi shtetasin 34 vjeç, banues në Krumë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur, ndaj saj dhe fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.