Categories Lajme

Kryhet ndërhyrja e rrallë te një 34-vjeçare në QSUT, hiqet tumori përmes…vetullës

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në shërbimin e Neurokirurgjisë. Nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, mjekët i kanë hequr plotësisht  tumorin në kokë një 34-vjeçareje. “E veçanta e kësaj është që nuk u përdor rruga klasike e prerjes, por heqja nga vetulla. E cila sjell shërim  të shpejtë, dhimbje minimale dhe më e rëndësishme ajo e heqjes së tumorit.”

Për heqjen e tumorit të Meningioma përdoren disa teknika tregon mjeku neurokirurg  Artur Xhumari, ndërsa referuar rastit në fjalë kjo teknikë shmangu shenjën pas operacioni si dhe humbjen e nuhatjes te 34-vjeçarja. “Përzgjidhet në varësi të sëmundjes që ke për tu trajtuar. Kemi 2-3 teknika, në varësi zgjidhet. Por kësaj radhe duke dashur të heqë prerjen e madhe të trurit, zgjodhëm këtë.”

Meningioma është tumor i shpeshtë në vendin tonë, dhe kryesisht prek femrat. Një dhimbje e shpeshtë kokë nuk duhet neglizhuar thotë mjeku Xhumari, pasi kapja në kohë e sëmundjes lehtëson trajtim e saj.

“E keqja e këtij tumori është shumë problem. E hoqëm në masën 3 cm por, mund të shkoj edhe në 5-6cm. Nëse bëhet 6 cm vjen me shenja  më të mëdha, ngel në shtrat. Është vonë pastaj me përmirësuar situatën….”, tha mjeku. Në një vit në vendin tonë realizohen rreth 1 mijë operacione nga Meningioma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME