Categories Lajme

Dhunuan bashkëmoshataren, nisin hetimet për 4 të mituarat në Fier!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh (6 korrik) në qytetin e Fierit ku disa vajza të moshës 16-të dhe 17-vjeçe dhunuan bashkëmoshtaren e tyre.

Sherri mes të rejave qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale ndërsa, blutë e Fierit në një njoftim zyrtar bën me dije sot se kanë nisur hetimet për 4 vajza.

Ndërkohë në kërkim kanë shpallur një vajzë 16-vjeçare.

Nga pamjet që janë shfaqur në rrjetet sociale duket kur të katër të rejat e keqtrajtojnë vajzën tjetër adoleshente, duke u kapur për flokësh dhe qëlluar me pëllëmbë.

Ato e detyrojnë atë që të thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment njëra nga vajza dëgjohet duke i thënë:

“Guxo përmendma emrin tim, thuaj kam thënë kështu…unë do të rrjep si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”

Më pas vajzat marrin në telefon një djalë dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas njëra nga vajzat e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetase të mitura duke dhunuar një bashkëmoshatare, bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.

Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME