Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re komunikimi me qytetarët, përmes një cikli takimesh në të gjitha qarqet e vendit. Sipas tij këto takime do të shërbejnë për të diskutuar punët e nisura në mandatin e katërt, projektet që pritet të fillojnë së shpejti, si edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të ardhshme, ku Partia Socialiste synon një tjetër fitore.

“Dua të nënvizoj se kemi hyrë tanimë në një fazë të re komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe natyrisht në të gjithë territorin, ku do të angazhohemi me një cikël takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet për të folur për këtë moment të rëndësishëm të vendit, për punët që kanë nisur në këtë mandat të katërt, për punët që do të nisin së shpejti dhe natyrisht për të dëgjuar njerëzit.

Dhe në funksion të organizimit, që si gjithmonë ne e nisim me kohë për atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore.

Në këto takime do të flasim për punët e Shqipërisë, do të flasim për çka po ndërtojmë, do të flasim për çka shohim si pengesa për t’u kapërcyer.

Do të flasim për gjithçka që njerëzit do të duan të ndajnë me ne apo duan të dëgjojnë nga ne. Dhe patjetër do të ndajmë me njerëzit ato që janë sfida tërësisht të përbashkëta, ku natyrisht përgjegjësia kryesore i takon, dhe s’ka sesi të jetë tjetër, qeverisë”, u shpreh Rama.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \ Shkoi si turist, shqiptari kapet duke trafikuar drogë

Policia e Riminit arrestoi në flagrancë një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa…

LEXO ME SHUME