Categories Lajme

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Evazioni”

Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Evazioni” Tregtonin naftë kontrabandë dhe furnizonin automjetet e transportit të udhëtarëve, duke shmangur detyrimet doganore, vihen në pranga 3 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga seksioni për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u finalizua operacioni policor i koduar “Evazioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :

  1. C., 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.
  2. M., 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit.
  3. L., 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Ky subjekt duke qënë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me lëndë djegëse (gazoil) në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ambienteve të subjektit janë konstatuar dhe sekuestruar 10 Aparate transmetimi sinjali televiziv(Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME