Categories Lajme

Dibër: Ndalojnë dhe kontrollojnë makinën e kryetarit të degës lokale PS, mësoni arsyen

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit:

Ferit Alia., 54 vjeç, Sokol Lata simpatizant i subjektit PD, 46 vjeç, banues në Dibër. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në fshatin Arras,  kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit Agron Cerri kryetar i degës lokale të PS-së.

“Këta shtetas kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C.,  nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor” informoi sot policia e Dibres. Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME