Një trajler ka dalë rruga në aksin Burrel-Milot. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe në momentin e aksidentit shoferi u hodh nga mjeti.
Sipas të dhënave nga gazetari i Report TV, trajleri ka qenë i llojit me tonazh të rëndë dhe mbante tuba alumini.
Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi parakaloi në mënyrë të gabuar një mjet me targa zvicerane. Drejtuesi i trajlerit me traga të Shkupit ka pësuar dëmtime të lehta në trup.