Categories Lajme

Digjen shtëpitë e vëllezërve në Gjirokastër, detaje

Dy shtëpi në lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër përkatësisht në pronësi të Çezar Gjoksit dhe Çlirim Gjoksit janë djegur plotësisht nga një zjarr që shpërtheu papritur  diten e djeshme

Çezar Gjoksi jetonte i vetëm, por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momenti  që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë. 10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimusht përfshiu tavanin e më pas një nga një dhomat. Të dy banesat në lagjen historike janë më shumë se 200 vjeçare dhe mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës prej tyre.

Në lagjen me sokakë të ngushtë zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të hyjnë e megjithë ndërhyrjen në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërën prej tyre por ja kanë dalë të izolojnë flakët në kufinjtë e dy banesave duke penguar përhapjen e tyre në banesa të tjera të lagjes që gjendeshin vetëm 4m larg zjarrit. Banorët që dolën në rrugë të shqetësuar nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ndihmuar ndërhyrjen.

Fillimisht u mendua se shkak për zjarrin mund të ishte bërë Çezar Gjoksi i cili trajtohet për sëmundje të shëndetit mendor nga shtëpia e të cilit nisi zjarri, por më pas u konstatua se ai nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit.

Dy familjet e pastreha do të akomodohen tek komshinjtë ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kjo ishte situata me e rëndë ndër vite e një zjarri në zonën historike ku brenda një ore janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Qeni qëllohet me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

VLORË – Një krim makabër ndaj një qenieje të pambrojtur ka tronditur opinionin publik në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush do të marrë në dorë rendin dhe sigurinë publike

Skënder Hita do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit. Lajmin e ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja brutale e 13-vjeçares shqiptare në Itali, zbulohen detaje të reja nga krimi

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çështja për të cilën BE-ja nuk bën kompromis me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës\ Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Arrestohet 38-vjeçari

Durrës, Shkon në 11 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar…

LEXO ME SHUME