Categories Lajme

Digjet banesa në Prrenjas, shpëtojnë familjarët dhe e moshuara në gjumë

Një banesë është djegur pothuajse plotësisht në një fshat të bashkisë Prrenjas në orët e para të mbrëmjes së shtunë. Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në fshatin Rrajcë Fushë të Njësisë Administrative Rrajcë, 8 km larg qytetit të Prrenjasit.

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike e gjithë banesa e Xhevat Çukut është “pushtuar” nga flakët në brenda pak minutave. Familjarët kanë konstatuar luhatjet e tensionit , por nuk e kanë menduar se ato do ishin fatale për shtëpinë e tyre.

Fillimisht flakët janë shfaqur në koridor dhe më pas janë përhapur kudo. Pas kësaj të alarmuar të gjithë familjarët kanë dalë nga banesa me përjashtim të gjyshes së shtëpisë që ndodhej në gjumë. Ka qenë shumë e vështirë futja mes flakëve në banesë dhe nxjerrja që andej e të moshuarës. Fatmirësisht e moshuara është nxjerrë pa pasoja nga flakët, ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME