Një lokal prej druri në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël”. Flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të lokalit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor dyshon se zjarri ka rënë në mjediset ku piqej mishi.
Categories
Lajme
Digjet lokali në Fier, dyshimet e para
