Një mjet tip autoveturë është djegur në orët e mbrëmjes në afërsi të Urës së Tapizës në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Sikundër mësohet pronar i mjetit të djegur tip ‘Golf 4’ me ngjyrë të bardh me targa AA 239 DK është shtetasi Ardit Matraxhiu. Drejt vendit të ngjarjes jan nisur zjarrfikësit e Kamzes, ndërkohë që mësohet se shkak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt në sistemin elektrik të makinës. Në këtë incident nuk raportohet për të lënduar.TPZ
(Foto Ilustruese)
