Categories Teknologji

Digjitalizimi nis nesër në Tiranë e Durrës. Në Vlorë, shtyhet

30 shtatori është dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës, AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.

Qytetarët duhet të pajisen patjetër me dekodera marrës tokësore për të parë programet e televizioneve shqiptare. Dekoderat e Digitalb janë mjaft të thjeshtë për t’u instaliuar dhe mundosjnë shikim pa pagesë të të gjitha kanaleve televizive shqiptare dhe paketave të Digitalb nga ana tjetër. Për të marrë sinjalin televiziv qytetarët duhet të kthejnë antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, te radarët e marinës në Porto Romano në Durrës dhe Zvërnec për Vlorën.

Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë dhe Durrës përfundon digjitalizimi tërësor për pesë qarqet e vendit. Më parë ky proces ka përfunduar në Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë puna do të vazhdojë për mbylljen e transmetimeve analoge për qarqet e tjera. Sipas AMA-s, deri tani janë rreth 2/3 e popullsisë që mbulohen plotësisht me transmetime digjitale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME