Categories Lajme

Dikur ecte mbi gjunjë, sot qëndron në këmbë, ‘Reha Albania’ dh.uron proteza per 60-vjeçaren

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora risolli këtë të premte rastin e zonjës Mamude Muçaj të transmetuar në maj të këtij viti, e cila apelonte për një palë proteza të reja që të mund të ecte dhe ti rikthehej jetës normale.

Ajo ishte vetëm 1 vjeç kur humbi të dyja këmbët pasi djepi ku ishte duke fjetur gjumë iu dogj. Në moshën, 17 vjeçare prindërit i vendosen 2 proteza me të cilat mund të ecte normalisht.

Kane vite qe protezat kanë dalë jashtë funksioni dhe apeli  ishte  per nje pale proteza qe ti rikthehej jetes normale

Pas transmetimit të kësaj kronike administratori i ‘Klinikes Reha Albania’  ka kontaktuar dhe ka shprehur dëshirën për të ndihmuar zonjën Mahmude. Ishte një rrugëtim I gjatë deri në finalizimin e protezave, vizita mjekime të  këmbës deri në momentin që u bë e mundur  porosia e dy protezave nga Gjermania.  Dëshira e Mamude Muçaj u be realitet.

Gazetarja e “BOOM”, Alketa Çeku, ja dorëzoi personalisht protezën zonjës Muçaj.

Mamude Muçaj: Kur erdhët ju kam qenë e ulur, e vrarë shpirtërisht, por sonte që më sollët këtë këmbën dhe më ngritët në këmbë jam shumë e lumtur. Falnderoj jashtë mase firmën që më mbështeti. Këto janë lot gëzimi, e ndjej veten të rehatshme, të lehtë. Më ngritët në jetë, jam baraz me ju.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME