Categories Lajme

Dikur ishin krenaria e bazës së Pashalimanit, por kaloi në heshtje në Vlorë 61 vjetori i krijimit të Brigadës së Nëndetëseve

Sa bukur do të dukej nëndetësja e vendosur në detin para ish Akademisë së Marinës! Kaloi në heshtje në Vlorë 61 vjetori i krijimit të Brigadës së Nëndetëseve. Dikur ishin krenaria e bazës së Pashalimanit, por edhe e vlonjatëve të kohës. Një histori e mbushur me ngjarje njerëzore e situata nga më dramatiket. Qindra vlonjatë kanë punuar e sakrifikuar në to, të cilët meritojnë mirenjohje për vitet që i kaluan në brendësi të tyre, në thellësitë e detit. Perderisa Pashalimani eshte ende një bazë e mbyllur dhe e kontrolluar ushtarakisht për civilët, le ta sjellin në detin para godinës së ish Akademisë së Marinës nëndetësen që qëndron ende më Pashaliman. Do të ishte një “muze” dhe një vlerë e shtuar për turizmin e qytetit. Dhe si nje homazh per njerezit, që nga komandantët e nëndetëseve e deri te marinarët. Komandatët e nëndetëseve Komandantët e nëndetëseve kanë qenë: Beqir Gerbi, Spiro Kote, Dashamir Ohri, Muharrem Lulolli, Skënder Doçi, Aleko Pojani, Petrit Myftiu, Besnik Rizvani, Tasim Meçe, Fitim Halili, Ferdinant Myzeqari, Jak Mandrea, Çapajev Smokthina, Anastas Milo, Bardhyl Nika, Ethem Hamzaraj, Vladimir Bajramaj, Bashkim Kryeziu, Agim Breçani, Mitat Islami, Kristaq Gerveni, Bektash Petoshati, Ilir Mançe, Fitim Halili Nga gazetari Ergys Alushi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME