Categories Lajme

Dimër me Covid dhe grip, Bino apel: Vaksinim për të dy viruset

Këtë dimër nuk do të ketë vetëm Covid-19, por edhe grip të stinës. Referuar të dhënave dhe situatës nga vendet e tjera, ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë qarkullimin e gripit dhe koronavirusit njëkohësisht. Silva Bino nuk përjashton praninë e gripit në vendin tonë edhe pse deri tani nuk ka raste të izoluara.

“Vjet nuk kemi pasur grip, por kishim një mbyllje më të madhe. Eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore dhe nga shtete të tjera flasin dhe për qarkullim të gripit. Një bashkëqarkullim i gripit me Covid-19 është një ngjarje e rëndësishme, që çon në rëndim të situatës dhe ngarkesës në spitale. Për këtë arsye, kërkohet vaksinimi dhe për Covid-in dhe për gripin”, u shpreh Bino.

Qarkullimi i gripit në pandemi do ta rëndojë situatën në dimër duke shtuar edhe ngarkesën në spitale. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik rekomandon kryerjen edhe të vaksinës së gripit, e cila do të nisë të aplikohet nga java e ardhshme. Bino sqaron se ajo mund të kryhet në të njëjtën kohë me vaksinën anti-Covid. Mbi 200 mijë doza vaksina të gripit pritet të vijnë në Shqipëri dhe prioritet do të jenë kategoritë e riskut. Vaksina e gripit është 4-valente dhe mbulon gripin e tipit A dhe B.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME