Categories Lajme

Dimri zhvesh pyjet, bllokohen katër makina me lëndë drusore

Policia e Lezhës ka bllokuar 4 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për dy mjete tip furgon dhe dy kamionçina të ngarkuara me dru, të cilat u ndaluan në Rubik, Mirditë, Skuraj dhe Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e këtyre mjeteve po transportonin rreth 25 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasit A. B., 56 vjeç, banues në Thumanë, F. N., 48 vjeç, banues në Tiranë, K. C., 34 vjeç dhe P. T., 56 vjeç, banues në Lezhë. Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në Shkodër/ E dashura e Erdgysit në gjendje të rëndë: Do martoheshim

Një lidhje jashtëmartesore e Erdgys Arrazit dyshohet se u bë shkak i një tragjedie të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kafshuan turisten pranë Lungomares në Vlorë, raportohet për disa qen të helmuar

Pas publikimit të lajmit për kafshimin nga qentë e rrugës të një turisteje italiane mëngjesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi/ INSTAT: Lindjet në nivelin më të ulët historik

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fuoristrada përplaset disa herë në afërsi të Rrëshenit, shpëton mrekullisht familja

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë pasdite në “Rrugën e Kombit” në afërsi të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau policin në Fier, Azgan Mërnica ende në arrati

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz…

LEXO ME SHUME