Categories Lajme

Diploma shitet për 100 euro. “Pedagogët” e ofrojnë “online” për “dembelët”

Biznesi fitimprurës i shitjes së temave të diplomës “online” vijon edhe pas revoltës studentore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

Në mungesë të një baze qendrore të dhënash për kontrollin e punimeve akademike, para daljes në Komisionin e Vlerësimit në internet, faqe të shumta në internet ofrojnë çmime konkurruese për të marrë diplomën pa u lodhur.

Top Channel kontaktoi me një nga punonjësit e diplomave, i cili në njëfarë mënyrë kthehet në “udhëheqësin” e studentëve. Lista e çmimeve varionte në bazë të universiteteve publike apo private.

100 euro një diplomë “Bachelor”, nëse studion në shtet; dhe 60 euro më shumë në privat. Tema e diplomës “Master”, në shtet shkon nga 130 deri në 160 euro; ndërsa në privat nga 210 deri në 250 euro.

Shërbime të tjera që ofrojnë këto faqe “online” janë edhe detyrat e kursit, kostoja e të cilave fillon nga 15 deri në 100 euro.

“Më shqetëson sepse nuk është e lejuar. Protesta ushtroi njëfarë presioni, urojmë të ketë rregullime”, tha një studente.

“Po kam dëgjuar, madje jam tronditur kur kam dëgjuar që shiten nga vet pedagogët”, tha një tjetër.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i fundvitit, garanton kryerjen e kontrollit digjital antiplagjiaturë vetëm të doktoraturave, ku Ministria e Arsimit siguron për institucionet e Arsimit të Lartë programe (softëare), apo pajisje të tjera për kontroll automatik, por një filtër i tillë nuk ekziston ende për punimet akademike “Bachelor” dhe “Master”.

“Tani nuk ka momentalisht. Studenti punon mbi literaturën që i jep udhëheqësi apo kopjon”, tha një pedagog.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME