Categories Lajme

Diplomatja maqedonase gjendet brenda banesës në New York pa jete

39-vjeçarja me inicialet M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia, e cila u gjet e v dekur në një banesë në Manhatan të Nju Jorkut. Policia dyshon se bëhet fjalë për v et ëv rasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur il açe të ndryshëm, kryesisht qetësues.

Diplomatja ka jetuar e vetme në një banesën në katin e katërt, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si grua e qetë. Rasti u zbulua, kur sipas dëshmitarëve një diplomat kishte mbërritur dhe po pyeste për të dhe në momentin kur nuk mori përgjigje kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Ndërsa sipas informacioneve të “Nju Jork Post” menjëherë pas ndihmës së shpejtë në shtëpinë e 39-vjeçares ka mbërritur edhe një diplomat nga Maqedonia. Jozyrtarisht, diplomatja vuante nga d epresioni një kohë më të gjatë përpara se ti jepte fund jetës.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e konfirmuan ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen t ragjike.

“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”, theksuan nga MPJ.

Policia e ka gjetur diplomanten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh a ntid ep resivësh pa shenja d hune. Sipas Fox News, bëhet fjalë për v et ëv rasje. Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite. “Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME