Një sërë kr imesh që kanë tron ditur opinionin në vend, vazhdojnë të mbeten të pazbardhura, e për rrjedhojë edhe pa autorë të vërtetë.
Në mars të vitit 2019, u ekz ekutua me tre pl umba në kokë, avokati Ravik Gurra. Ai u q ëllua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal bashkë me dy miq të tij, kur një person i afrohet nga pas dhe pasi e përshëndet e qël lon me a rmë me sile nciator në kokë.
Avokati Gurra ishte transferuar në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me familjen e tij dhe kishte fituar shtetësinë britanike. Gurra, kishte përfaqësuar disa pjestarë ban dash shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes së kr imit Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh.
Më herët ai ishte avokat edhe Emiljano Shullazit, i dën uar si drejtues i një organizate kr iminale. Edhe pse ka kaluar afro një vit nga kjo ngjarje, nuk ka ende asnjë të arr estuar nga ana e policisë.
Në 27 Gusht 2019 u u ekz ekutua ish-polici me emrin Santiago Malko, i skeduar nga policia si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kri minale në kryeqytet. Për v rasjen e tij, policia ka shpalli në kërkim 8 anëtarët e klanit “Duka”, por ka mundur të arre stojë vetëm Elvis Gaçajn, person i skeduar nga policia, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.
Në 1 Nëntor 2019, u tentua të v ritet në një ate ntat prokurori Arjan Ndoja i cili mbeti i pl agosur, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u pl agos po ashtu i forti i Shijakut, Landi Muharremi. Për këtë ngjarje u arr estua Redian Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Policia ka dyshime të forta se Rraja është i përfshirë në aten tatin ndaj prokurorit Ndoj, por vetë I arre stuari nuk e ka pranuar akuzën. Prokurori Arjan Ndoja u cilësua drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama si pjesë e grupit të “KÇK” pasi bu rgosi ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula.
Por edhe viti 2020 nisi me disa ngjarje tro nditëse.
Në 7 Janar 2020 u ekz ekutua me sna jper në qendër të Rrëshenit me një plumb të vetëm në zemër ish-bashkëpronari i televizionit “Media Plus” në Lezhë, Kastriot Reçi, 47 vjeç.
Ai është qël luar me precizion të lartë me snajper nga një largësi 200 metra, nga tarraca e një pallati, në momentin kur sapo ka dalë nga lokali në pronësi të tij.për të hipur në makinë.
Pista krysore e hetimeve te policise eshte ajo e nje ha kmarrjeje te mundshme, për vr asjen ish drejtorit të OSHE Sajmir Jaku në vitin 2016, që mbeti pa autor, por u ku dyshua se i përfshirë ishte edhe biznesmeni Reçi. Deri tani për vr asjen e Reçit, nuk ka asnjë autor, edhe pse policia vuri si shpërblim 20 milion lekë për emrin.
Në 17 janar 2020, merret peng në Kamëz dhe tor turohet për vd ekje nga rrë mbyesit Jan Prenga. Ngjarja dyshohet si presion ndaj vëllezërve të tij, për kompensimin e sasisë prej 280 kg koka inë që nuk kishte mbërritur në destinacion në Angli. Ngarkesa e drogës dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori dhe do të dorëzohej te pritësit, anëtarë të grupit “Hajri”, por edhe disa grupeve të tjera kr iminale që veprojnë atje. Policia ka arres tuar Leonard, Bajram dhe Elton Hajrin, si dhe Olsi Turjan e Festim Bexhdilin, por ata kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit. Ngjarja bëhet më e rëndë, pasi trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur, ndërsa ka dyshime se ai mund të jetë groposur. Ora News

