“Aktivizmi qytetar është në zemër të demokracisë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi një diskutimi virtual mbi udhëheqjen, angazhimin qytetar dhe diskutimin publik me një grup të rinjsh të përfshirë në projektin Speak Up të Këndeve Amerikane.
“Ne bëjmë përpara sepse ju e kërkoni këtë. Fuqia është brenda jush”, tha Ambasadorja Kim gjatë këtij diskutimi. Projekti, i cili po zbatohet në partneritet me Neë Vision, u jep nxënësve të shkollave të mesme aftësi në zgjidhjen e problemeve, disktutimin publik dhe udhëheqje, bën të ditur ambasada e SHBA në Tiranë.