Categories Lajme

Vijojnë zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, ylli i Hollywood-it “arratiset” drejt Meksikës me avion privat

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Meksikë me një avion privat, ndërkohë që në Los Anxhelos vazhdojnë zjarret katastrofike. Mbi 100,000 njerëz janë evakuuar, ndërsa disa nga kolegët e tij të Hollywood-it, Tom Hanks, Anthony Hopkins dhe Julia Louis-Dreyfus, kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve.

Duke marrë parasysh reputacionin e Di Caprios si ambientalist, udhëtimi në Meksikë me avionin e tij privat ka ngritur mjaft pikëpyetje.

Si themelues i Fondacionit Leonardo DiCaprio, fituesi i Oskarit, ka financuar mbi 80 milionë dollarë të fokusuara në ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë e saj.

I veshur me një kapele bejsbolli, Leo u shfaq i patrazuar teksa doli nga avioni së bashku me të dashurën e tij, babanë e tij, George DiCaprio që ishte i shoqëruar nga gruaja e tij.

Ikja e Leos vjen pas një dalje me babanë e tij në një drekë të shkurtër në Hollywood që tregon lidhjen e fortë mes tyre.

Ndërkohë, Leo dhe Ceretti nxitën thashetheme në fillim të këtij viti kur Vittorias ju pa një unazë diamanti në formë zemre gjatë pushimeve të tyre në Itali. Megjithatë, burimet pranë çiftit zbuluan se Ceretti e kishte unazën që nga viti 2022 para se të fillonte lidhja me yllin e Hollywood-it.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME