Categories Lajme

Dita e 6 e vaksinimit/ Manastirliu publikon shifrën, ja sa mjekë dhe infermierë morën dozën e parë të Pfizer (FOTO)

Sot është dita e gjashtë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

“308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm”. Këtë shifër e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale, ku bashkangjitur ka postuar foto të mjekëve teksa marrin vaksinën.

Postimi i plotë: Dr. Artur Mezini nga spitali COVID4 ka kryer vaksinën antiCOVID, si pjesa më e madhe e mjekëve të spitaleve COVID, që tashmë janë vaksinuar, teksa vijon procesi me mjekët dhe infermierët e vijës së parë të betejës me #COVID19.

308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air Albania Stadium, ndërsa vijon procesi i vaksinimit sot në ditën e 6.

Kujtojmë se 975 dozat e para të siguruara të vaksinës Pfizer erdhën ditën e hënë (datë 11 Janar). Ditën e parë të procesit të vaksinimit, mori dozën e parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh më pas se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë pritet që brenda Janarit të vijnë 10750 doza të vaksinës së Pfizer për të vijuar procesin e vaksinimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME