Categories Lajme

Dita e dytë në Kosovë, Rama takon Mustafën, Ahmetin dhe Pacollin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në Kosovë. Rama në axhendën e tij të sotme e kishte paraparë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në selinë e kësaj partie, por në momentin e fundit ai ka ndryshuar agjendën dhe takimi është zhvilluar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

“Në Prishtinë me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur.” Më pas ai është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Po ashtu, në axhendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë̈ së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje. Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri shqiptar takoi presidentin e vendit, Hashim Thaci, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, atë të PDK-së, Kadri Veseli. Vizita e kryeministrit Rama ns Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME