Categories Lajme

Dita e fundit e Censit, rezultatet e para do të publikohen në qershor 2024

Sot është dita e fundit të Censit të Popullsisë dhe Banesave, proces që nisi më 18 shtator. Në një dalje për mediat më 25 tetor, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjaste deri më 15 nëntor pasi rreth 3% e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk ishin numëruar.

Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të censit.

Censi do të sigurojë një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshijnë aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe shumë të dhëna të tjera, të cilat do të na tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023. Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë. Rezultatet e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave do të publikohen në qershor 2024.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME