Categories Lajme

Dita e Pavarësisë, Meta: 108 vite janë mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

Presidenti Meta ka uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një postimi në facebook. Meta shkruan se duhet punuar për të mbrojtur flamurin si një symbol të shtrenjtë, që të valvitet krenar në troje.

Meta: Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit. 

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME