Categories Lajme

Dita e pestë, vijon procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Mjekët dhe infermierët marrin dozat e para të Pfizer

Sot është dita e pestë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Mjekë dhe infermierë do të marrin dozën e parë të vaksinës së Pfizer pasi ndodhen në vijën e parë të luftës me sëmundjen. 975 dozat e para të siguruara të vaksinës Pfizer erdhën ditën e hënë dhe të parë që do të kenë mundësinë e një ‘arme’ në luftën kundër virusit janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët .

Ditën e parë të procesit të vaksinimit, mori dozën e parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh më pas se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë pritet që brenda Janarit të vijnë 10750 doza të vaksinës së Pfizer për të vijuar procesin e vaksinimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME