Categories Lajme

“Dita e verës jo dhe aq premtuese”, metereologia: E diela do të ketë reshje shiu

Meterologia Adiola Bami ka parashikuar sesi do të jetë moti këtë fundjavë, e cila përkon dhe me ‘Ditën e Verës’. Në një lidhje me ‘Skype’ për Fax News, Bami tha se fundjava nuk do të jetë me diell, por kryesisht me prani të vranësirave, megjithatë temperaturat do të jenë të larta.

Sipas Banit, i gjithë muaji Mars, përshkruhet nga alternim i ditëve me diell dhe të ngrohta, me segmente më të shkurtra të motit të ftohtë dhe me reshje. Duke filluar nga pasditja e së dielës, i gjithë vendi do të jetë kryesisht në pushtetin e reshjeve të shiut, dhe temperaturave më të ulëta.

“Kemi pasur një minidimër të vogël në mesin e kësaj jave, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë të temperaturave minimale, maksimumi parashikohet në 15 grade celsius, presim rritje sërish gjatë fundjavës, që do të shkojnë deri në 18-19 gradë celsius.

Sa i takon kushteve të motit, e shtuna do të sjellë vranësira dhe reshje të pjesshme shiu. E diela paraqitet pjesërisht me diell dhe vranësira, orët e vona të së dielës do të sjellin prezencë të reshjeve të shiut kryesisht në zonat malore.

Nga e hëna dhe në vijim do të ketë një ulje temperaturash dhe prezence te reshjeve të shiut. I gjithë Marsi do të jetë me alternime të vranësirave dhe reshjeve, dhe ditëve me diell. Presim që të kemi një Mars me reshje, po pa probleme në aspektin e përmbytjeve”, u shpreh Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME