Categories Lajme

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja tha se temperaturat janë rreth 2–3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa vitit i ri do të nisë me shi dhe dëborë.

“Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa një ditë normale dimri. Ky vit po mbyllet me një temperaturë mesatare mjaft të lartë. Këto temperatura të ulëta do të freskojnë tablon mjaft të nxehtë të 2025-s dhe fillimin e 2026-s i cili do të jetë i ftohtë, me shi dhe me dëborë”.

Sipas meteorologes, temperatura e ulët në rang territori është shënuar minus 5 gradë celsius.

“Termometri i mëngjesit të sotëm ka vijuar me një tjetër rënie përveç asaj të ditës së diel. Kemi minus 5 deri në-2 për zonat malore. Pra minus 5 është vlera më e ulët sot në rang territori, kjo në zonat verilindore dhe në skajin verior. Ndërsa në shtrirjen perëndimore, përfshirë kryeqytetin kemi temperatura nga 3-4 në brendësi të territorit deri në 7 gradë në vijën bregdetare. Vija bregdetare e bën disi diferencën, ndërsa gjithë pjesa tjetër përfshirë dhe veriperëndimin. Kemi vlera rreth 2 gradë. Po ashtu Tirana, Elbasani 3 gradë celsius, si kundër edhe Berati Gjirokastra. Gjirokastra është shumë pranë zeros. Berati tre diçka mbi 3 gradë në mëngjesin e sotëm”.

Nga nesër parashikohen reshje të pakta, ndërsa fillimi i vitit 2026 pritet të jetë më i ftohtë, me shi dhe dëborë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Hapeni derën, ose do e thyejmë”, tensione sërish në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë për mungesën e ujit!

Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari! Merrte mjekim të detyruar

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani është konstatuar nga oficeri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni i brigjeve të lumenjve dhe i bregdetit në zonën veriore të vendit po merr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, cilat janë kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale. Nismën e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi për vdekje të moshuarën me makinë, arrestohet 31-vjeçari

Është arrestuar në flagrancë shtetasi O. B., 31 vjeç, pasi shkaktoi një aksident me pasojë…

LEXO ME SHUME