Categories Lajme

“Hapeni derën, ose do e thyejmë”, tensione sërish në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë për mungesën e ujit!

Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë. Nderkohe qe kanë nisur dhe përplasjet e para në ambientet e jashtëm të bashkisë.

Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar. “Hapeni derën, ose do e thyejmë! Duam ujë”, dëgjohen të thonë banorët, teksa përplasen me policinë.

Vlora vijon të përballet me krizën e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa protesta e qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile përpara Bashkisë ka sjellë tensione të forta. Qytetarët dhe mbështetës të Partisë Demokratike po grumbullohen për të kërkuar zgjidhje për ndërprerjen që tashmë zgjat katër ditë.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë tentuar të futen brenda Bashkisë dhe janë përplasur me policinë. Ata kanë goditur me bidona derën kryesore dhe kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll dhe të garantojnë sigurinë publike.

Krizën e furnizimit me ujë e ka shkaktuar një defekt në linjën kryesore të ujësjellësit, ndërsa tentativat për riparim gjatë tre ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të presionit të lartë që vazhdon të çajë pjesët e riparuara. Mijëra familje janë ende pa ujë dhe disa qytetarë janë parë duke mbushur bidona nga deti ose duke përdorur burimet lokale me mjete primitive. Shërbimet kritike, përfshirë spitalin dhe institucionet e rëndësisë së veçantë, furnizohen përmes boteve të zjarrfikësve nga burimi “Uji i Ftohtë”.

Situata ka tensionuar gjithashtu planin social: javën e kaluar qytetarët protestuan duke ndërhyrë në një mbrëmje gala të Bashkisë, duke shkaktuar bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali” dhe përplasje me policinë. Protesta e sotme pritet të jetë një tjetër moment kyç në kërkesën për zgjidhje të menjëhershme të furnizimit me ujë të pijshëm në qytet.

“Hapeni derën, ose do e thyejmë”, tensione sërish

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME