Categories Lajme

Ditë zie në familjen e socialistit, deputeti humb motrën

Deputeti i njohur i PS Vullnet Sinaj u bën thirrje gjithë grave dhe vajzave, që të mos neglizhojnë mamografinë. Mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Sinaj kërkon që të mos lihet pas dore kontrolli mjekësor, sepse “shpëton jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë.” “Sot zemra jote u zbras nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”. Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje”, shkruan ndër të tjera Vullnet Sinaj. Deputeti i ka qëndruar pranë në çdo moment motrës së tij, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me sëmundjen, edhe pse përpjekjet kanë qenë të shumta. Redaksia i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen parakohe nga jeta të njeriut të tyre më të shtrenjtë.

Mesazhi i plotë i deputetit: E shtrenjta motër, lamtumirë! Tani jam ulur dhe përpiqem të rikthehem në çdo kujtim tëndin. Në memorien time ti je përherë e qeshur, edhe kur ishe e brengosur. Na ushqeje me forcë edhe kur vetë ishe e mërzitur. E gjithë jeta jote ishte një sakrificë e madhe për familjen tënde dhe për ne. Sot zemra jote u zbras nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”. Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje. Me këtë rast hidhërimi për mua dhe familjen tonë, dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjitha motrave dhe nënave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë. Ato shpëtojnë jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë, që nuk njeh dot ngushëllim. U prehsh në paqe, Vali e dashur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME