Categories Lajme

Ditën e sotme mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo gjë ishte një degradim në jetën artistike

Artistja ia doli të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj, gjë që dukej dhe nga bohorimat e forta të publikut në festival të cilën e përkrahën shumë Ronelën.

Skualifikimi i Shqipërisë solli një mori komentesh negative në profilin zyrtar të Eurovisionit.

Të zhgënjyer, fansat nga e gjithë bota kanë shprehur se kjo ishte një padrejtësi.

Mirëpo përveç komenteve përkrahëse për Ronelën dhe kundër vendimit të Eurovisionit ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se vendimi i tyre ka qenë i drejtë pasi artistja nuk ka pasur një këngë të përshtatshme apo një performancë të denjë.

Ditën e sotme mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me kuptimin e këngës dhe performancën në festival.

Sipas Tritanit kjo gjë ishte një degradim në jetën artistike pasi përvec pasthirrmave ishin dhe gjestikulacionet erotike të kërcimit. Ai ka shtuar se kjo gjë ka sjellë dëmtimin e gjithçkaje, si në politikë, rinisë, muzikës apo dijëmarrjes.

Kalo ka shprehur keqardhje për të gjithë vendin dhe e cilësoi si një gjë inkurajuese për braktisjen e të rinjve nga Shqipëria.

“11.05.2022…Mirmëngjes e ditë të mbarë miq, të afërm, dashamirës e bashkëatdhetarë….A mundet ndokush të më sqarojë, se çfarë “Sekreti” fshehu në Eurovizion këngëtarja Ronela Hajati….Degradimi i shumshkaje në jetën tonë artistike kulmoj mbrëmë me këtë përfaqsim, ku përpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike të kërcimit, ato që krijonin jo pak “ndotje akustike” dhe “pullëkuqëzime pamore”….

Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimin e shumplanshëm të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i MERITOKRACISË me SHKËRDHATOKRACINË….”KANABIZIM” i gjithshkaje: i politikës, i ekonomisë, i rinisë, i muzikës, i dijedhënies dhe i dijemarrjes, i mjaft emisioneve televizive dhe mbi të gjitha ERRËSIMI TYMOR KANABISOR i vetë ardhmërisë sonë….Panorama plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME