I ftohti polar do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Mëngjesi i sotëm nis me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërkohë që në mesditë e tutje do të kemi përmirësim të kushteve të motit.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të variojnë nga -8°C në mëngjes, dhe në darkë deri në 9°C gjatë mesditës.Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Categories
Lajme
Ditët e ftohta s’kanë mbaruar ende, temperatura deri në -8 gradë
