Categories Lajme

Ditmir Bushati, përdor artistin për t’iu përgjigjur Ramës

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste ka publikuar ditën e sotme një mesazh të koduar në rrjetin e tij social Facebook.

Duke ju referuar klipit “Me jetu” të këngëtarit Vlashent Sata, ish-ministri socialist shkruan ndër të tjera se kjo mendje artistike “na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!”

Një mesazh ky i qartë për kryeministrin Edi Rama, i cili pak ditë më parë e shkarkoi nga funksioni i të deleguarit politik në Qarkun e Shkodrës.

“ME JETU: Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në #Theth, #Shkodër. Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent 👏 Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!”- shkruan ish-ministri.

Kujtojmë se pasi kryeministri e shkarkoi, Bushati u shpreh se “Te jeni te qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e postit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME