Categories Lajme

Divjakë, dy të arrestuar, njëri dogji autobusin, tjetri makinën

Policia e Divjakës ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet djalë për Bektash Muçajn dhe Geri Lushajn.

NJOFITMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas dyshohet se në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit me inicialet S. S. Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim G. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas, në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë (i arrestuar në flagrancë), ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME