Categories Lajme

Djali i vuan nga një së.mundje e rrallë, apeli i nënës në “BOOM”: Ju lutem më ndihmoni!

Emisioni investigativ “BOOM” prezantoi këtë të premte një tjetër raste që kërkon ndihmën e menjëhershme. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Shkelzen Behlula nga Tirana, i cili vuan nga një lloj kanceri i rrallë. Jeta e 42 vjeçarit rridhte normalisht deri para dy vitesh kur filloi të ndjente dhimbjet e para në trup. Edhe pse gjendja shëndetësore e tij vinte duke u përkeqësuar nga dita në ditë, mjekët nuk mundën t’i vendosin një diagnozë sëmundjes së Shkelzenit. Të pashpresa, mamaja dhe motra e Shkelzenit vendosën ta dërgojnë në Greqi, aty ku u diagnostikua me një lloj kanceri të rrallë.

Shkelzen Behlula: Në fillim fare më filloi te këmbët, brenda tre muajsh u paralizova. Insistoja se problemi ishte te gjaku, mjekët thoshin te nervat. Pasi bëmë analiza në Greqi doli që ishte te gjaku. Dëshira ime është të marr edhe njëherë këmbët, më duket fundi i botës që në moshë 42-vjeçare të jem në këtë gjendje. Kam bërë jetë aktive. Vetëm një ilaç është 4500 euro. Tani që drita jeshile është ndezur në jetën e 42-vjeçarit pasi një spital në Athinë ka marrë përsipër kurimin e sëmundjes, familja nuk ka mundësi ti mbulojë shpenzimet e spitalit, rreth 10 mijë euro.

Shkelzen Behlula: Deri tani çdo shpenzim e ka përballuar familja ime, tani jemi dorëzuar, nuk kemi më mundësi. Me 25 tetor duhet të shkojmë në Greqi, më duhet një shumë e konsiderueshme për të vazhduar trajtimin.Sipas doktorit  grek deri në 95% do të rimarr jetën normale.

Mamaja: Ju lutem të gjithëve nëse kanë mundësi të na ndihmojnë të dalim nga kjo gjendje. Nuk e shoh dot në atë gjendje fëmijën, shumë e vështirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME